Aktori fitues i çmimeve Oscar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me bashkëshorten
Aktori i njohur dhe fitues i disa çmimeve Oscar, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me bashkëshorten e tij, pianisten Betsy Arakawa, dhe qenin e tyre.
Policia lokale ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes. Sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, konfirmoi lajmin të enjten.
Gene Hackman ishte një nga aktorët më të arrirë të Hollivudit, i njohur për rolet e tij ikonike në filma si “The French Connection”, “Bonnie and Clyde” dhe “The Royal Tenenbaums”. Ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në vitin 1972 për rolin në “The French Connection” dhe një tjetër Oscar për aktorin më të mirë dytësor në filmin “Unforgiven” në 1992.
Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe fansat në mbarë botën, të cilët e kujtojnë Hackman si një talent të jashtëzakonshëm dhe një legjendë të kinemasë botërore.
KOHA JONË SONDAZH

