Aktori Forest Whitaker ndahet nga bashkëshortja pas 22 vitesh martesë

Aktori Forest Whitaker i ka dhënë fund martesës 22-vjeçare me bashkëshorten Keisha Nash Whitaker.

Ylli i Hollywood dorëzoi të enjten dokumentat e divorcit duke përmendur si arsye “dallime të papajtueshme”.

Fituesi i Oskar nuk ka komentuar publikisht ndarjen nga aktorja, me të cilën ka dy vajza Sonnet Noel, 22 vjeç dhe True, 20 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Blown Away” të vitit 1993, ku Nash, luajti rolin e të dashurës së aktorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Whitaker i propozoi vetëm një vit më vonë dhe ata u martuan në vitin 1996 në Montego Bay, Xhamajka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?