Aktori i humorit Elvis Pupa bën gati filmin me banorët e “Big Brother VIP”! Zbulon detaje nga projekti

Elvis Pupa ishte i eliminuari i spektaklit të së martës dhe i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulën ai ka zbuluar projektet e reja.

Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore, Visi ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë disa nga banorët e “BBV2”.

“Kam qejf të bëj një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam regjistruar në Amerikë në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shumë veta nga shtëpia e ‘BBV2’ kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?