Aktori i njohur: 96% aktorëve në Teatrin Kombëtar janë të paaftë
Aktori Albano Bogdo thotë se ata që kundërshtojnë ndërtimin e një Teatri të ri, janë të paaftë.
“Jam dakord të prishet që nesër. Mendoj që 96% e njerëzve aty janë të paaftë nga ana profesionale.
Aktorët kanë hallin se do bëhet një teatër i jashtëzakonshëm dhe do bëhen biletat me 20 mijë lekë dhe do bëhen shfaqje private dhe nuk do paguhen më nga shteti.
Privati do që të mbushet salla, dhe salla do aktorë të mirë për t’u mbushur.
E ke dëgjuar Çim Xhepën të thotë që të mos prishet teatri?
Unë dua që ai të shembet dhe të ikin shumica e atyre shushunjave që kanë 40 vjet që rrinë kot.
Shteti do bëjë sforco që të investojë në të.
Teatri është një ndyrësirë komuniste, më i keqi në botë. Ky teatër vetëm humbje sjell”, ka thënë aktori për Report TV.
Aktori i njohur e “Apartamentit 2XL” ka folur ndërkohë edhe për problemet e tij personale, për shkak se nuk e përballoi dot presionin e famës.
“Për rreth 3 vjet e gjysëm jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi.
Unë që ti bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar.
Pija 2 shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysëm-2 vjet.
Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300 400 njerëzve që kam lënduar”, thotë Bogdo.
Ai u shpreh se e ka kaluar këtë problem prej dy vitesh, problem që e bëri të ndahej edhe nga e fejuara.