Aktori i njohur fiton gjyqin me paparacët
Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, i njohur për shqiptarët për rolin e Ezel, ka fituar gjyqin kundër paparacëve.
Këta të fundit e kishin fotografuar në 2014-ën, në një jaht luksoz pranë ish-të dashurës së tij.
Gjykatësi ka vendosur, që nuk ekziston asnjë e drejtë, që fotografët të shkrepin foto nga jeta private e personazheve publike, pa lejen e tyre.
Pas publikimit të fotove, çështja shkoi menjëherë në gjykatë, por pa dëme materiale, thjesht si shkelje e privatësisë.
Gjyqi mbi foton e aktorit të njohur ka hapur shumë debate në Turqi për lirinë e medias.
KOHA JONË SONDAZH

