Aktori i njohur mesazh shokues për djalin 11-vjeçar të Trump: Jepja pedofilëve
Aktori i famshëm dhe aktivisti liberal, Peter Fonda ka bërë një postim troditës në llogarinë e tij në Twitter. Aktori është shprehur se djalin 11-vjeçar të Trump, Barron duhet ta heqin nga krahët e së ëmës dhe ta hedhin në një kafaz me pedofilë. Kjo ka shkaktuar shumë reagime negative. Mesazhi i Fonda, ku kishte edhe përmbajtje me fyerje për presidentin amerikan, erdhi pasi administrata e Trump ndau me forcë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre. Zonja e Parë Melania Trump kontaktoi Shërbimin Sekret rreth statusit tashmë të fshirë nga Fonda. Më vonë 78-vjeçari kërkoi për falje për statusin, si edhe e fshiu postimin nga Twitter.

KOHA JONË SONDAZH

