Aktori i njohur tregon pse braktisi Hollywood-in për një fermë në Australi!

Chris Hemsworth ka zbuluar arsyen e fortë pse vendosi t’i japë fund jetës në Los Angeles dhe të rikthehet përfundimisht në Australi, duke pranuar se nuk po e shijonte më realitetin e Hollywood-it.

Aktori 42-vjeçar rrëfeu në podkastinSmartLess se periudha kur lindën djemtë e tij ishte vendimtare për këtë zgjedhje. Sipas tij, familja ishte vendosur në Los Angeles, por ndiheshin të paplotësuar

Ishte ajo periudhë kur lindën djemtë tanë dhe thjesht… nuk po e shijonim jetën atje. Madje as nuk po xhironim në Los Angeles, sepse projektet zhvilloheshin diku tjetër. Dhe kur ktheheshe në shtëpi, të prisnin paparacët dhe gjithçka që vjen me atë mjedis
-u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hemsworth ka tre fëmijë me bashkëshorten e tij, Elsa Pataky. Çifti u njoh në vitin 2010 dhe u martua vetëm tre muaj pasi e bënë publike lidhjen. Sot ata jetojnë në një fermë të madhe në Australi, ku fëmijët kanë hapësirë të lirë për të eksploruar natyrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur kthehesh nga puna, normalisht do pushime. Për mua, kthimi në shtëpi është si pushime. Kemi një fermë të madhe, kuaj, motoçikleta dhe bëjmë surfing.” -tha ai, duke theksuar kontrastin e madh me jetën e zhurmshme të Hollywood-it.

Aktori, i cili u rrit rreth 20 minuta larg Melburnit bashkë me vëllezërit e tij, Liam Hemsworth dhe Luke Hemsworth, kujtoi fëmijërinë mes natyrës së egër dhe aventurave të pafundme.

“Jetonim mes kodrash dhe pylli. Fqinji më i afërt ishte një ose dy kilometra larg. Luajnim personazhe të ndryshëm gjithë ditën. Besoj se aty nisi kurioziteti im për aktrimin, për ‘t’u bërë’ dikush tjetër.”-rrëfeu ai.

Ndërsa vazhdon të jetë një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë, Hemsworth duket se ka zgjedhur qetësinë dhe familjen përpara dritave të forta të Hollywood-it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?