Aktorja e ‘Ertugrul’ i jep fund beqarisë, shihni me kë është martuar

Serialet turke janë shumë të ndjekura në Shqipëri, rrjedhimisht edhe jeta e aktorëve.

Së fundmi një lajm vjen nga “Halimeja” e Ertugrul. Bukuroshja i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorzuar në martesë lidhjen disa vjeçare me futbollistin e Beshiktashit, Gokhan Gore, në një ceremoni tradicionale të zhvilluar në rezidencën “Sait Halim Pasha” në brigjet e Bosforit, Stamboll.

Esra dukej shumë e bukur, me një fustan stil princeshe, duke lënë që gjithë vëmendja të përqëndrohej tek ajo.
Pas nuk mbetej as futbollisti, i cili kishte preferuar të vishte në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, një kostum të zi klasik.
Dasma mori një vëmendje të madhe në Turqi, për shkak se ishin të pranishëm presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine.

SHKARKO APP