Aktorja e famshme turke i jep lamtumirën e fundit njeriut më të dashur

Nëna e aktores së famshme turke Hande Erçel është ndarë nga jeta.

Aylin vdiq në moshën 48-vjeçarje pas një beteje 8 mujore me kancerin.

Ajo u shtrua në spital me urgjencë dhe dy ditë më pas humbi jetën. Nëna e aktores vdiq më 10 janar ndërsa lamtumira iu dha të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hande përcolli nënën e saj për në banesën e fundit së bashku me babain Kaya dhe motrën Gamze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktorja ishte jashtë Stambollit për të bërë xhirimet e filmit kur u lajmërua se nëna e saj ishte sëmurë. Ajo u kthye menjëherë për të qëndruar me nënën në momentet e fundit të jetës së saj.

Në një intervistë pak kohë më parë, 25-vjeçarja tha për sëmundjen e Aylin se: “Çdo gjë po shkon mirë, çdo gjë është në rregull.”

Hande është e njohur për rolin e ‘Selin’ në serialin e njohur turk ‘Vajzat e diellit’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?