Aktorja e “Mulan” i jep fund jetës në moshën 48-vjeçare

Coco Lee, aktorja që luan personazhin e “Disney”, Mulan është vetëvrarë.

Motrat e saj, Carol dhe Nancy thanë se ajo tentoi të vriste veten ditën e diel dhe përfundoi në spital ku ra në koma dhe ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar.

Familjarët thonë se aktorja vuante nga depresioni prej vitesh dhe kishte kërkuar ndihmë nga terapistët, por gjendja e saj degradoi përgjatë muajve të fundit derisa i dha fund jetës.

Coco Lee ishte vetëm 48 vjeçe.

“Jam një luftëtare. Nuk do të bie kurrë, ashtu si Muri i Madh Kinez. Nëse unë mund të kapërcej gjithçka, njësoj mundesh edhe ti. Nuk je vetëm, pavarësisht sa e vështirë bëhet jeta, unë jam me ty”, shkruante Coco në një postim në Dhjetor 2022 ku përshkruante sa sfidues kishte qenë ai vit për të.

Përveç filmit të realizuar nga “Disney” , ajo ka kënduar një këngë të nominuar për Oscar, “A love before time” në filmin “Crouching Tiger, Hidden Dragon”. Veç aktrimit, Coco Lee kishte një karrierë prej tre dekadash si këngëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CoCo Lee (@cocolee)

SHKARKO APP