Aktorja e njohur përballet me policinë, thyen rregullat e karantinimit në Londër

Priyanka Chopra ka thyer rregullat e izolimit pasi u gjet nga policia në një sallon bukurie. Ajo ishte shoqëruar nga e ëma teksa hyri në sallonin e Josh Wood, por disa minuta më vonë oficerët e policisë i nxorrën jashtë duke urdhëruar mbyllen e biznesit.

Lajmi u bë i ditur nga ‘Daily Mail’ dhe kaq ka mjaftuar që të nisë një diskutim online për aktoren indiane.

Priyanka jeton në Londër me bashkëshortin e saj Nick Jonas.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë e gjithë Britania u vu në kushtet e izolimit për shkak të gjendjes së rënduar nga COVID-19.

SHKARKO APP