Aktorja e njohur zbulon se nuk e ka takuar vajzën e saj për dy vite

Aktorja Kate Beckinsale zbuloi se nuk e ka parë vajzën e saj prej dy vitesh.

47-vjeçarja ka një vajzë 22-vjeçare me emrin Lily Mo Sheen, të cilën e ndan me ish-partnerin e saj, aktorin Michael Sheen, shkruan “Page Six”.

Gjatë intervistës së fundit, për të promovuar filmin e ri “Jolt”, aktorja zbuloi se pandemia e ka detyruar të qëndrojë larg nga vajza e saj për një kohë të gjatë.

“Unë nuk e kam parë vajzën time për dy vjet për shkak të gjithçkaje që ndodhi. Gjithashtu, shkova në Kanada për të punuar dhe ajo nuk mund të vinte të më shihte. Të kalosh dy vite pa e parë fëmijën, për mua ishte gjëja më e vështirë në jetë,”- rrëfeu Beckinsale.

“Falënderoj zotin për ‘FaceTime’ dhe të gjitha këto, por të dyja jemi në panik për gjithë këtë kohë që kaluam pa u parë me njëra-tjetrën,”- u shpreh aktorja.

Por tani periudha e vështirë mori fund, pasi ato janë rikthyer pranë njëra-tjetrës. Po ashtu, Kate tha se vajza e saj aktualisht po ndjek karrierën në aktrim në New York.

SHKARKO APP