Aktorja indiane është përlotur në dasmën e Sophie Turner dhe Joe Jonas

Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur Sophie Turner dhe Joe Jonas u lidhën në martesë në një ceremoni në Francë, ku ishin të pranishëm të afërmit e tyre dhe miqtë.

Përveç çiftit kanë rënë në sy edhe disa nga të ftuarit në këtë ceremoni siç ishin vëllezërit e tjerë Jonas dhe bashkëshortet e tyre.

Madje në një moment aktorja indiane, Priyanka Chopra,e cila është e lidhur në martesë me Nick Jonas u shfaq duke qarë. Sipas të përditshmes “Hollywood Life” ka publikuar disa foto në të cilat Priyanka shfaqet duke fshirë lotët gjatë kohës që ndodhej përkrah gjithë të ftuarve të tjerë.

Diçka e tillë ka ndodhur për shkak të emocioneve të shumta për atë ditë të lumtur për ta.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë aktorja indiane u martua me Nick Jonas dhe tashmë duket se ajo e ndjen veten plotësisht pjesë të familjes.

ImageImage

 

SHKARKO APP