Aktorja shet fustanet për plot 900 mijë euro (FOTO)
Aktorja franceze, Catherine Deneuve nxorri në ankand thuajse 130 fustane unikë, të ideuar dhe qepur posaçërisht për të nga miku i saj i ngushtë, Yves Saint Laurent. Dy prej më të famshmëve janë ky që veshi kur takoi Alfred Hitchcock për herë të parë në vitin 1969.
Dhe ky fustan i shkëlqyeshëm i artë, veshur në ceremoninë e Oscars 2000. Ajo përfitoi 900,625 euro nga shitja e fustaneve përmes shtëpisë së ankandeve Christies. “Catherine Deneuve është një aktore shumë e bukur. Është veshur gjithnjë me stil nga Saint Laurent dhe ishte një mundësi e jashtëzakonshme për mua thjesht t’i shihja fustanet, ose dhe të blija një, sikur të gjeja masën time,” tha Isabelle Lugagne, një grafologe 76-vjeçare e dalë në pension.
Aktorja e “Belle de Jour,” tejet e dhënë pas modës, vendosi t’i shiste fustanet pasi shiti një shtëpi në Normandy, në veri të Francës, ku edhe fustanet ishin magazinuar prej dekadash. Deneuve nuk ka deklaruar për çfarë do të përdoren fondet.
Saint Laurent, një nga dizajnerët më të mëdhenj të shekullit të XX, i cili popullarizoi kostumet e burrave për gra, u njoh me aktoren kur ajo ishte vetëm 22-vjeç. Ai u nda nga jeta në vitin 2008. Përveç 130 fustaneve haute couture, janë nxjerrë për shitje në ankand edhe 170 sende të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

