Aktorja turke i jep fund beqarisë, fustani i nusërisë aspak i zakonshëm (FOTO)

Aktorja turke Demet Ozdemir dhe këngëtari Oguzhan Koç, i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti zhvilloi ceremoninë e martesës në një hotel në Sariyer.

Ylli i kinematografisë turke zgjodhi dy fustane të ndryshme për ditën e saj të veçantë, njërin e veshi përgjatë ceremonisë së martesës dhe një gjatë festës.

Fustani i parë në rrjete sociale, po cilësohet edhe si i pazakontë, ku edhe nuk kanë munguar as komentet tallëse.

Mes të ftuarve ishin emra të njohur si Bensu Soral, Selin Cigerci, Deniz Baysal, Gulcan Arslan, Selin Şekerci, Hande Dogandemir dhe Pelin Karahan.

SHKARKO APP