Akuza për përdhunime, ylli i R&B: “Jam prangosur nga fati im”

Ylli i R&B, R Kelly është filmuar duke treguar, një dhomë plot me njerëz, se është tepër vonë që ndikimi i tij në muzikë të kufizohet. Video vjen pas akuzave ndaj këngëtarit për sjellje të pahijshme seksuale. “Unë jam prangosur nga fati im”, thotë ai duke pirë puro, raporton BBC. “Ata duhet ta kishin bërë këtë 30 vite më parë. Është shumë vonë, muzika ime është injektuar në botë.”

R Kelly është ndjekur me vite nga akuzat për abuzime seksuale, seks me të mitur si edhe pohime se mbylli disa gra në një kult seksi. Të gjitha akuzat ai i ka mohuar. Ylli i muzikës, i cili ka realizuar hite si “I Believe I Can Fly” dhe “The World’s Greatest”, gjithmonë ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme seksuale, por reputacioni i tij dhe marrëdhëniet e biznesit kanë marrë goditje javët e fundit pas fillimit të fushatës në internet #MuteRKelly. Lëvizja kërkon që të dekurajojë njerëzit për të mos dëgjuar më muzikën e Kelly-t si rezultat i akuzave kundër tij dhe i ka kërkuar promotorëve të koncerteve, shitësve të biletave dhe shërbimeve të transmetimit që të mos e mbështesin më.

Spotify e hoqi muzikën e Kelly-t nga listat e tij më 10 maj (edhe pse muzika e tij është ende e disponueshme në platformë). Ditën tjetër, Apple Music njoftoi se kishte ndërmarrë hapa të ngjashëm. Në video Kelly duket se i drejtohet fushatës duke thënë: “Janë 1 milionë njerëz që më urrejnë dhe 40 miliardë që më duan”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?