Akuzat e Benitës për finalen, Olsa Muhameti reagon tërthorazi: Lum kush e ka këtë vlerë

Pas eliminimit në gjysmëfinale, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Benita nuk i ka ndalur akuzat ndaj produksionit dhe Olsa Muhametit, producentes së spektaklit, duke thënë se votat e publikut janë manipuluar dhe ajo duhet të kishte shkuar në finale.

Benita përsëriti akuzat për manipulim të votave dhe pretendoi se e dinte se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni, me pretekstin se produksioni e ka paracaktuar. Olsa Muhameti nga ana tjetër, nuk ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve akuzuese të Benitës, por ndoshta një përgjigje i ktheu duke ripostuar një story të Dolce-s, një tjetër ish-banore që u eliminua në gjysmëfinale.

Në story-n e saj, Dolce falenderon produksionin dhe Olsën “për përvojën unike që do ta mbajë gjithmonë me krenari” dhe publikun për mbështetjen që i ka treguar. Në ripostimin në story-n e saj, Olsa vendosi shkruan: “Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?