Akuzat për përdhunim, Harvey Weinstein dëbohet nga BAFTA

Akademia e filmit e Britanisë ka përjashtuar producentin më të madh të HollyWood Harvey Weinstein.

BAFTA e pezulloi vitin e kaluar për shkak të akuzave kundër manjatit të filmave për sjellje të pahijshme seksuale.

Akademia tha: Pas pezullimit të anëtarësimit Harvey Weinstein në BAFTA në tetor 2017, zyrtarisht kemi ndërprerë anëtarësimin e tij, që hyri në fuqi menjëherë”.

Akademia u shpreh se ndonëse kishte përfituar nga mbështetja e zotit Weinsteinpër punën e tij bamirëse, sjellja e tij ishte krejtësisht e papranueshme dhe e papajtueshme me vlerat e BAFTA-s.

SHKARKO APP