Al Pacino pret fëmijën e parë nga e dashura 53 vite më e re

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare.

E dashura e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah është në muajin e tetë të shtatzënisë, raporton “TMZ”. Çifti ndodhet në një lidhje që prej Prillit të vitit 2022.

Aktori ka 3 fëmijë nga 2 gra të ndryshme. Ndërsa Alfallah ka pasur ish-partnerë Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Al Pacino është ndër yjet e Hollivudit që hyn në klubin e “baballarëve të moshuar”. Së fundmi, aktori Robert De Niro, 79 vjeç zbuloi se është bërë baba për herë të shtatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?