Albana Osmani rikthehet së shpejti në ekran, ja ku do e shohim moderatoren

Albana Osmani së shpejti do të rikthehet në ekran, por ende nuk dihet se çfarë formati i është besuar. E ftuar së fundmi në emisionin “Vizioni i Pasdites”, moderatorja e njohur zbuloi se brenda pak kohësh publiku do e shikojë sërish nën logon e një televizioni.

Albana bëri të ditur se ajo do të nisë punën në ekranin e “Vizion Plus”, por pa zbuluar shumë detaje. E pyetur nga Evi Reçi se ku do e shiojmë sërish, Osmani u përgjigj: “Po Evi kam një projekt televiziv, mund të jemi shumë pranë”.

Pas 15 vitesh, Albana Osmani u largua nga “Top Channel”, televizioni në të cilin ajo hodhi hapat e parë të karrierës dhe ju besuan disa spektakle e emisione të rëndësishme.

SHKARKO APP