Albana Osmani thyen kufinjtë me “Ti je një luledielli”
Prezantuesja shqiptare Albana Osmani ka muaj që ka nisur kauzën “Ti je një luledielli”, që përmes bluzave të stampuara me luledielli synon grumbullimin e mjeteve financiare që do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve.
Kësaj kauze i janë bashkuar disa fytyra të njohura shqiptare. Por tashmë Osmani ka arritur edhe në SHBA.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Albana ka bërë të ditur që tani edhe të njohur të huaj, siç është Miss New York-u tashmë ka blerë bluzën me luledielli.