”Albani është ai që i *** motrën Donaldi”, Beatrix Ramosaj i përgjigjet Albano Bogdos
Albano Bogdo shokoi me gjuhën e përdorur dhe denigrimin e tij në emisionin që ka nisur në ”Vizion Plus”. Teksa fliste me ironi për largimin nga muzika të këngëtarit Alban Ramosaj, ai përdori gjuhë fyese ndaj motrës së tij, këngëtares Beatrix Ramosaj.
Ai e etiketoi Beatrixin si një vajzë e cila ka pasur marrëdhënie seksuale me Donald Veshajn në Big Brother VIP Albania, duke bërë që i gjithë konteksti të duket sa më ofendues.
Pasi kjo gjuhë u dënua nga figurat e ekranit, vetë Beatrix Ramosaj në një shkrim të gjatë të publikuar në InstaStory, ka treguar se ajo dhe familja e saj janë prekur shumë nga deklarata e tij, gjersa kanë ndërmarrë rrugën ligjore ndaj Albanos.
Nëpër komentet në rrjetet sociale, shumë e kanë kritikuar aktorin për batutën e tepruar që ai ka bërë në një emision televiziv, megjithëse ai në hapje të puntatës së parë tha se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë.