Albi Nako flet me Julin për “Ledjonën e Piranjave”

Ledjona e ‘Piranjave’ është një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni të ‘Big Brother Vip’.

Që në hyrjen e saj, ajo ka risjellë edhe një herë në pah, vështirësitë e profesionit të gazetarisë, duke ndarë me banorët eksperiencat e saj në kapjen e pedofilëve, që kanë shkatërruar qindra jetë, ku për Ledjonën rastet nuk kanë qenë aspak të lehta.

Sigurisht, të tilla detaje nuk kanë ngelur ka u komentuar edhe nga banorët e tjerë që janë pjesë e këtij reality-show të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht punën e saj.

Teksa po bisedonte me aktorin e njohur Jul Deda, koreografi Albi Nako shprehet se e vlerëson shumë punën e saj, madje ndonjëherë habitet se si ajo ka arritur që t’i bëjë ballë, duke u rrethuar nga qindra pedofila.

Pjesë nga biseda: ‘Ledjona, shif ca profesioni ka more vëlla duke ndjekur pedofilat. Është e vështirë aty, duke hëngër dru duke u rraf me njerëz.

Nuk ka faji ajo, ashtu është. Kush do e bënte atë profesion që bën ajo? Nuk ka faji, e rrezikshme, është edhe femër po ta mendosh’.

SHKARKO APP