
Këngëtari i shumë hiteve, Yll Limani prej kohësh ka zbuluar se është drejt finalizimit të një albumi të ri. Edhe së fundmi në një postim në Instagram ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit. Ylli zbuloi edhe se albumi i ri mban titullin “Tjetër” dhe pritet të publikohet më 21 dhjetor. “Albumi “Tjetër”, 21.12.2023, premtoj lot dhe gëzim”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e një foto nga fëmijëria.