Alicia Keys moderatore e Çmimeve Grammy 2019

Alicia Keys do prezantojnë Çmimeve Grammy këtë vit.

“Unë e di se çfarë ndjen kur je në skenë dhe do ta sjell atë energji,”-tha fituesja 5 herë e Grammy, në një deklaratë të martën. “Jam shumë e emocionuar që do jem prezantuese e ceremonisë në mbrëmjen më të madhe të muzikës, që feston kreativitetin, fuqinë dhe magjinë. Jam veçanërisht e gëzuar për të gjitha gratë e nominuara këtë vit.”

Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do prezantojë një shfaqje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë gjithë karrierës së saj emocionuese, unë e kam parë atë të bëhet një forcë e fuqishme brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Si një artist që flet me fuqinë e muzikës, ne jemi të kënaqur që ta kemi në skenë,”-tha presidenti i Recording Academy, Neil Portnow.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë me 8 dhe 7 nominime, respektivisht .

Gjithashtu janë të nominuara edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Çmimet Grammy Awards do jepen në CBS më 10 shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?