“Aman mos ta dëgjojë!”, Tolgahan zbulon çfarë nuk duron dot tek Almeda

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët prej vitesh janë bashkë.

Së fundmi, aktori turk u është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory.

Në pyetjet që i kanë bërë, nuk kanë munguar dhe ato pyetje në lidhje me Almedën. “Çfarë zakoni të Almedës nuk e pëlqen?”, ishte pyetja dhe Tolga ka thënë se Almeda e tepron me pastërtinë.

“Aman mos ta dëgjojë! Por është shumë e rreptë, detajiste dhe e çmendur pas pastërtisë. Pastërtia është gjë e mirë, por në shtëpinë tonë është me tepri”, u përgjigj aktori.

SHKARKO APP