”Amanet”, Luizi nuk ndalet. Publikon këngën e re, e cila është super ritmike dhe dedikim për Kiarën
Fenomen në ”Big Brother Albania Vip 2”, i tillë edhe jashtë. Këngëtari Luiz Ejlli sapo ka publikuar këngën e re ”Amanet”, që është një dedikim për nënën e tij. Këtë herë artisti vjen me një këngë më ritmike, në krahasim me baladat e dedikuara për Kiarën.
Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”.
Mesa duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.
“Nëna ma tha vetë, amanet, amanet
Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet
Shkuan ditë, shkuan netë
Dashnia e vërtetë, amanet, amanet
Më kujtohet dita kur i pashë ata dy su
Me shpirt e ndieva, kisha me u lidh me ty
Leji, leji, ata çfarë thonë…
Sytë e tu, s’du me pa lotë
Të betohem, kam me të dash sot e mot”, janë disa nga vargjet e këngës.
View this post on Instagram