Amerikanët: Michelle Obama gruaja më e admiruar në botë

Michelle Obama ka rrëzuar pas 17 vjetësh Hillary Clinton-in nga froni i gruas më të admiruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Clinton, ish-kandidate presidenciale, Sekretare Shteti dhe Zonjë e Parë, u rendit e treta në sondazhin e Gallup-it. E dyta përpara saj ishte moderatorja Oprah Winfrey. Michelle Obama e fitoi me diferencë të madhe anketimin e këtij viti.

Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej gjithmonë e dyta pas Clinton-it, por këtë herë më në fund arriti ta përmbysë dominimin e saj. Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, ish-Presidenti Barack Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar, duke kaluar sërish pasardhësin e tij, Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.

Sondazhi zhvillohet çdo vit që prej vitit 1946, duke munguar vetëm një herë, në vitin 1976. Michelle aktualisht është duke promovuar librin e saj “Becoming”. Gallup ka thënë se sondazhi është kryer më 3-12 dhjetor dhe se shkalla e gabimit mund të jetë plus ose minus 4 për qind të pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?