Angela Martini në ditët më të këqija, flet për incidentin që e la me pasoja

Për modelen e njohur Angela Martini, duket që dje nuk ishte dita e saj me fat. Një incident ishte me siguri arsyeja pse Angela Martini u shfaq me këmbë të fashuar para dy ditësh, por pavarësisht gjendjes që shihni, ajo sërish nuk heq dorë nga dukja e të qenit seksi.

Me një fustan të kuq, tërheqëse dhe joshëse si gjithmonë, Angela pozoi nga një sallon bukurie, ku vëmendjen e mori këmba e modeles.

Pas disa aludimeve se çfarë mund t’i kishte ndodhur këmbës së Angelës, ajo nuk vonoi të tregonte që nuk ishte asgjë serioze dhe bëhej fjalë thjesht për një ndrydhje.

Këtë e bëri të ditur me anë të një fotoje, ku Angela pozonte nga ballkoni dhe shkruan: “Duke bërë qejf në ballkon me kyçin e ndrydhur”. Eleganca, format dhe bukuria e saj janë bërë shkak që Angela Martini të jetë gjithmonë në fokus të mediave rozë.

Ish-modelja shqiptare pak kohë më parë ndodhej prej disa ditësh me pushime në një jaht superluksoz, duke tërhequr vëmendjen me fotot e saj seksi. Ajo realizoi një set fotografik për revistën italiane “Cleon”, të cilët e kanë vënë theksin te pamja e saj.

Ky set është realizuar nga fotografi Eugenio Qose, mik dhe bashkëpunëtor i Angelës prej kohësh. Kujtojmë se disa kohë më parë, Martini publikoi edhe librin e saj të parë, “Dashuri, shpresë, dritë”, i cili ishte një sukses i vërtetë.

Qëndrimi në Itali dhe rikthimi në modë erdhi pas thashethemeve se Angela ishte ndarë nga miliarderi rumun, Dragos Savulescu. Ai ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh.

Ndërkohë, gjatë karantinës Angela ishte shumë aktive në rrjetin social “Instagram”, ku bënte live me një mikeshën e saj, Alina.

Në shtëpinë e saj, ato u përgjigjeshin pyetjeve të ndjekësve, ku nuk munguan edhe pyetjet se ku e kishte burrin që ishte karantinuar me shoqen.

Ndërsa në një lidhje tjetër live me një revistë, Angela u përpoq ta shmangte këtë pyetje, duke u shprehur se po mendonte rikthimin në Shqipëri për të jetuar tani e tutje, pasi po i dukej i vetmi vend i sigurt në botë.

Me pak fjalë, ajo u shpreh se çështja e bashkëshortit me drejtësinë e ka bërë të mësojë rreth shumë prapaskenave që ndodhin në botë, por pa dhënë asnjë detaj se ata janë ende bashkë, pra duke lënë të kuptohet se mund të jenë ndarë.

Kujtojmë që bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim, pasi akuzohet për përfshirje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin rumun me 114 milionë euro, për sa u përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Më vonë ajo bëri postime pranë tij, ku tregonin se ishin rikthyer si çift kompakt dhe i lumtur. Karriera e Angelës nisi si modele, ndërsa sot Martini është autore e librit të saj të parë “Dashuri, Shpresë, Dritë”.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në kanalin e njohur amerikan “KTLA 5”, për të folur mbi librin e saj dhe planet e së ardhmes.

Ish-modelja shqiptare nuk ka hezituar të flasë edhe për Shqipërinë, që e quan një vend të bukur dhe tregon se është mjaft e dashuruar me të.  Më pas Angela zbuloi fillimet e saj të karrierës si modele.

“Kur jetoja në Zvicër, sepse atje jam rritur, shikoja reality show për modelet në Miami dhe një javë me vonë i thashë vetes ‘wow, unë duhet ta bëj këtë’. Pastaj prenotova një biletë me një drejtim dhe të nesërmen u paraqita në agjenci dhe u thashë ‘ja ku jam’. Atëherë isha 21 vjeçe dhe mendoja se isha e paprekshme. Pastaj u zhvendosa në New York dhe aty vijova me karrierën e modelimit, pastaj përfundova në “Miss Universe”, ku përfaqësoja Shqipërinë dhe aty takova dhe Donald Trump”, u shpreh Angela.

Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe disa nga planet që ka për të ardhmen, nga të cilat pret të fitojë edhe para.

“Do të merrem me prodhimin e filmave të shkurtër dhe një dokumentar që do të dalë së shpejti. Shpresojmë që do të dalin në NETFLIX. Për dokumentarin nuk mund të flas, ndërsa filmi i shkurtër flet për sumerët që janë ndër qytetërimet e para”, zbuloi ish-modelja, e cila direkt pas martesës me miliarderin vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin.

Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, ku Angela u shfaq si nusja me fustan të zi. Ndërkohë që pas pandemisë, fotot në jahtin luksoz për një revistë italiane dëshmojnë se ajo mund t’i jetë kthyer modelingut si profesion, puna nga e cila hoqi dorë direkt pas martesës.

/Panoramaplus.al

    

SHKARKO APP