Anila Çela largohet nga Vizion Plus, ja ku do ta shohim së shpejti

Duket se sezoni i ri televiziv do të nisë me ndryshime të mëdha në televizionet kryesore në vendin tonë. Prej kohësh në media janë diskutuar gjatë lëvizjet e disa prej prezantuesve dhe gazetarëve të njohur. Më i fundit ishte Turjan Hyska i cili së bashku me trupën e “Apartamentit 2 Xl” braktisën Vizion Plus dhe nga shtatori do të fillojnë emisionin e tyre në Tv Klan.

Mirëpo ky nuk është largimi i vetëm nga “Vizion Plus” pasi përpara disa ditësh qarkulloi lajmi që edhe Agron Llakaj pritet që sezonin tjetër të fillojë në Top Channel, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende.

Dje është folur për një largim tjetër nga ky televizion, pasi sipas burimeve pranë “Blitz.al” është mësuar se prezantuesja e njohur Anila Çela e cila prej vitesh prezanton emisionin “Vizioni i Pasdites” do të zhvendoset në Top Channel.

Sipas informacioneve gazetarja e njohur do të zëvendësoj  Juli Kristafin në “Pasdite në Top Channel”.

 

 

SHKARKO APP