Anulohet televotimi në Big Brother VIP Kosova, ende në lojë zarfi i zi

”Big Brother Kosova Vip 3”, vijon me zhvillime të forta. Televotimi i hapur të hënën për të nominuarit e kësaj jave është anuluar. Kështu ka vendosur Vëllai i Madh, i cili po ashtu ua bëri të ditur banorëve të shtëpisë.

“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja konkrete e anulimit të televotimit dhe se çfarë do të bëhet në Prime-in e së premtes. Një zarf i zi është futur të enjten në shtëpinë e BBVK-së. Të nomuniarit e kësaj jave ishin Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?