Anuloi të gjitha koncertet, Ledri Vula tregon arsyen
Ledri Vula informoi para pak kohësh se kishte anuluar të gjitha koncertet e tij muzikore. “Prive” bëri me dije këtë fakt por këngëtari nuk dha një arsye se pse e mori këtë vendim.
Megjithatë më në fund, ledri Vula e ka dhënë arsyen dhe mund të themi se ka plotësisht të drejtë. I ftuar në “E diell”, reperi kosovar pranoi se ishte lodhur me koncerte të njëpasnjëshme dhe nuk kishte pasur një moment të lirë për të kaluar me familjen.
“Jam lodhur nga koncertet. Nuk kam qenë asnjë fundjavë apo ditë vere në shtëpi. Dua të çlodhem dhe t’i kthej të njëjtën energji publikut, të mos dal në skenë sikur e kam obligim.”-është shprehur Ledri vula në emision.
KOHA JONË SONDAZH

