Anxhela Peristeri flet për të dashurin grek: Ja pse shqiptarët janë më të mirë në shtrat
Deklarata e Anxhela Peristeri se shqiptarët janë më të mirë se grekët në shtrat, bëri bujë pak javë më parë. Por pse shqiptarët janë më të mirë në shtrat se grekët dhe çfarë e shtyu Anxhelën që të zgjidhte ata?
E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, këngëtarja tha se ka dy arsye pse janë më të mirë shqiptarët në shtrat.
“E para dhe kryesorja flasin shqip dhe e dyta që unë jam shqiptare”, u shpreh Anxhela, përgjigje e cila nuk e bindi Ermal Mamaqin dhe i tha këngëtares: “Meqë ti ke bërë këtë krahasim do të thotë që ti ke pasur një të dashur grek”.
“Unë faktikisht 7 vjet në Greqi kam qenë vetëm”, tha Anxhela duke qeshur, por më pas e konfirmoi duke u shprehur “Ndodhi çfarë ndodhi, ka kaluar, tani jemi në Shqipëri”.