Arbana ka urimin më të veçantë për ditëlindjen e të ëmës: Shpresoj një ditë… (FOTO)
Në ditën e të dashuruarve, nëna e moderatores së njohur, Arbana Osmani, feston ditëlindjen.
E në ditën e saj të veçantë, Arbana ka zgjedhur mënyrën më të bukur për ta uruar atë për ditëlindjen. Osmani ka postuar në “Instastory” disa fotografi, ku nëpërmjet tyre i dedikon edhe fjalët më të bukura që një nënë mund të marrë nga e bija.
“Gëzuar ditëlindjen e bukura Teuta. Ti më jep shumë kënaqësi. Edhe pse ndonjëherë (shpesh) më çmend, ti je shoqja ime më e mirë. Gati të pimë verë në darkë. Gjithmonë në një hap me modën. Të dua dhe shpresoj që një ditë Joni të më dojë sa gjysma e asaj që dua unë ty”, shkruan moderatorja në disa foto ku shfaqet me të ëmën dhe djalin e saj.
Gjithashtu në këto fotografi vihet re edhe ngjashmëria e madhe që ka Arbana me mamanë e saj, si dy pika uji.