Arbana në dilemë: A t’i bëj edhe unë dhëmbët?

Mesazhi i një ndjekëse e ka futur Arbanën sot në dilemë. Moderatorja kishte postuar një foto duke buzëqeshur, por një vajzë i ka shkruar se duhet të bëjë dhëmbët.

Arbana postoi një video dhe u shpreh: Po shikoja mesazhet tuaja sot dhe mes shumë komenteve pashë komentin e një ndjekëse e cila më tha se dhëmbët i kam shumë keq dhe si një figurë televizive që jam duhet t’i kem në perfeksion. Kjo është një nga dilemat e vazhdueshme prandaj po ju pyes a mendoni që duhet t’i bëj edhe unë dhëmbët perfekt?

Ajo postoi edhe mesazhin e vajzës teksa në story-t në vazhdim tregoi se për momentin bën vetëm zbardhje të dhëmbëve dhe nuk ka vendosur ende nëse do t’i ndryshojë.

SHKARKO APP