Arbana Osmani ”fut në sherr” dy banorë të BBVip
Banorët e shtëpisë së ”Big Brother VIP Albania”, do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë më të famshme si asnjëherë më parë, Ata do të organizojnë një mbrëmje ku do të ketë kërcim, këngë, skeçe, imitime apo edhe talente të fshehura që ata mendojnë se ata kanë.
Teksa po diskutonin rreth organizimit të mbledhur rreth tryezës, Donaldi i bëri një kërkesë publike moderatores së programit, Arbana Osmanit, duke i shprehur dëshironte ta intervistonte sepse nuk e ka parë në intervista të mëparshme.
Einxhell debatoi me Donaldin dhe e akuzoi se i ka vjedhur idenë, pasi tha se ajo u shpreh se ishte ajo e para që tha se dëshironte të intervistonte dhe se ai i vodhi dëshirën.
Pjesë nga biseda mes Einxhell dhe Sarah në lavanderi:
Einxhell: Në momentin që unë them që kam qejf që tek një gjë të jetë edhe Arbana, dhe pastaj ti thua pasi ke thënë 700 milionë opsionet e tua të skeçeve siç i ke qejf ti. Ti çohesh thua dua ti bëj një intervistë 20 minutëshe Arbanës. Më fal, unë këtu që dhashë idenë se më thanë pse s’po jep ide. Më fal i thashë, kjo ishte ideja që dhashë dhe këtë doja të bëja
Sarah: Kush e tha këtë?
Einxhell: Jo e thashë unë dhe u ngrit Donaldi dhe tha shumë e bukur dua ti bëj unë një intervistë 20 minuta Arbanës.
Diskutimi mes Einxhell dhe Donaldit:
Donald: Ku do të dalësh Einxhëll?
Einxhell: Unë po ta them tamam, njerëzit duhet ti respektosh ti që të të respektojnë!
Donald: Ti mbaj me çaj kur të ulen te tavolina?
Einxhell: Jo mos ti mbash me çaj!
Donald: Mbase njerëzit nuk të panë ty kur u ule te tavolina dhe nëse do të kishin parë do të merrnin më seriozisht…