Arbana Osmani: Më kanë propozuar dy herë të prezantoj Festivalin e RTSH, por kam refuzuar. Kush janë arsyet?
Arbana Osmani është një nga moderatoret më të mira dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka prezantuar emisionin të ndryshme, por asnjëherë nuk e kemi parë në Festivalin e përvitshëm të RTSH-së.
E pyetur nga fansat, Arbana pranoi se ja kanë propozuar dy herë këtë rol por në të dyja rastet e ka refuzuar.
Ndërsa shtoi se vendimin e mori për arsye të ndryshme, duke shtuar se e ka vlerësuar ofertën.
“Arbana nëse do ta propozonin Festivalin e këngës në RTSH, a do ta pranoje?”- e pyetën fansat.
“Më kanë ofruar dy herë (në 2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol,” – u përgjigj ajo.