Arbenita nuk ndalet, nxjerr bisedën me motrën biologjike të Feros

Mes Arbetinës dhe Feros është rindezur debati. Të dy po reagojnë në Instastory. Menjëherë pas reagimit të Feros, Arbenita ka ndarë një tjetër story tronditëse në llogarinë e saj në Instagram. Në këtë postim, ajo publikoi një bisedë private që kishte marrë nga një person i cili rrëfente përjetimet e tij personale dhe lidhjen me familjen e Feros.

”Babai i tij është edhe babai im biologjik. Ai bëri të njëjtën gjë me nënën time atëherë. Saktësisht të njëjtat gjëra. Unë kurrë nuk e kam takuar Fero-n apo babanë tim biologjik. Nëna ime nuk e dëshironte këtë. Kur u rrita, ajo më tregoi gjithçka dhe unë jam krenar për të që luftoi kaq shumë për mua”, shkruan mesazhi i publikuar nga Arbenita.

Në vijim, personi shpreh mbështetje të fortë për modelen, duke i thënë: ”Qëndro e fortë dhe lufto për ju të dy. Të lutem mos thuaj asgjë tek ata, nuk dua të kem të bëj me ta. Vetëm doja ta thoja këtë për ty dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbenita shihet duke e falënderuar për këtë mesazh dhe e pyet nëse mund ta publikojë për të forcuar edhe më shumë qëndrimin e saj publik. Personi pranon, me kushtin që të mos përmendet emri i tij, duke theksuar se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me këtë histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkrah bisedës, Arbenita shtoi edhe një mbishkrim të fortë. ”Like father like son. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumat që u ka dhënë familja. Një familje vërtet e sëmurë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?