Ariana Grande flet për Mac Miller dhe ish-të fejuarin: Jam vajza më e lumtur dhe më e pafat

Ariana Grande ishte e dashuruar, me një karrierë shumë suksesshme dhe fansa që e adhuronin. Por jeta e saj u kthyer përmbys nga një sërë ngjarjesh tragjike.

Vetëm një vit më parë ajo ishte shumë e lumtur. Këngëtarja ra në dashuri me komedianin Pete Davidson.

Por disa muaj më vonë, i duhej të mbante zi për humbjen e ish të dashurit të saj, reperit Mac Miller. Dhe sigurisht vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik, pas sulmit terrorist në koncertin e saj në vitin 2017 në Manchester ku mbetën të vdekur 22 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Nga koha që pasoi sulmin dhe vdekjen e Millerit, Grande rrëfeu për Vogue atë çfarë ndjeu për gjërat që i ndodhën.

Ajo tregoi se në nëntor 2018, pas vdekjes së Miller dhe ndarjes nga Davidson kuptoi se kishte nevojë për ndihmë.

“Jam një person që ka kaluar shumë dhe nuk di çfarë të them për veten time, jo më për botën. Unë duhet të jem vajza më e lumtur në botë, dhe më e pafat, sigurisht,”-tha 25-vjeçarja.

Ndërsa foli për marrëdhënien me reperin e ndjerë duke u shprehu se varësia e tij ndaj drogës u bë shumë e rëndë për tu trajtuar.

“Njerëzit nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, kështu që ata fillojnë dhe flasin me zë të lartë përreth asaj që mendojnë se ka ndodhur,”-tha Ariana. “Nuk i shihnin vitet e punës, luftimit dhe përpjekjeve apo dashurisë dhe rraskapitjes.”

Grande tregoi edhe sesi lindi dashuria për Pete.

“Miqtë e mi më thanë se do kishim një verë mahnitëse në New York dhe unë u takova me Pete. Ishte e pakuptimtë dhe e këndshme, e çmendur dhe shumë jorealiste, dhe unë e desha, dhe nuk e njihja,”-rrëfeu këngëtarja.

SHKARKO APP