FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arilena dhe Flori së shpejti me një tjetër bashkëpunim

Dy vite pas hitit “Nallane”, duket se këngëtarët Flori Mumajesi dhe Arilena Ara kanë ndërmend të na surprizojnë sërish.

Duke qenë se “Nallane” u kthye në këngën më të dëgjuar e të pëlqyer nga publiku, fansat besojnë se Flori dhe Arilena do të sjellin një tjetër projekt.Gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara në Instagram, pasi Flori dhe Arilena kishin bërë thuajse të njëjtat poza bardhë e zi, në të njëjtin fotograf. Me siguri këto do të jenë fotot cover për këngën e tyre të re, për të cilën dyshja ende nuk ka zbuluar diçka konkrete. Megjithatë, fansat janë të bindur se diçka do të vijë dhe për më tepër, do të jetë një hit! Mbetet vetëm të presim për të mësuar të tjera lajme nga këngëtarët. Ndërkohë, Flori ka punuar edhe për dy projektet e tij të reja, “Thjesht të du”, të cilën e publikoi disa ditë më parë dhe “Mbaroj”, që do të lançohet shumë shpejt.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?