Arjola Demiri reagon: Nuk kam nevojë për filtra apo fotoshop. Kam trupin tim, mos harroni se kam tre fëmijë!

Që pas daljes nga Big Brother, Arjola Demiri është shndërruar ndër personazhit më të ndjekur në rrjetet sociale.

Por si gjithmonë, në botën virtuale, ka edhe nga ata që nuk i kursejnë kritikat. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar se përdor shumë filtra dhe photoshop në pozat e saj.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksion in tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.

Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola.

SHKARKO APP