Armiqësi mes Ariana Grandes dhe Nicki Minaj? Reagojnë këngëtaret

Nicki Minaj ka hedhur poshtë thashethemet për një armiqësi mes saj dhe Ariana Grande.

Reperja tregoi dashurinë për këngëtaren në këngën e saj të re “Bust Down Barbiana”.

Nicki në tekstin e këngës shprehet: “Killing everybody beat, thank u, next Ariana.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Reperja mbylli edhe njëherë të gjitha thashethemet që qarkullonin mbi prishjen e miqësisë mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa fansa thanë se kënga e Arianës ‘7 Rings’ i drejtohet Nicki Minaj. Por Ariana shkroi në Twitter se: “Nuk do të ketë asgjë tjetër përveçse dashuri midis nesh. Ajo ka qenë atje për mua sa herë që kam pasur nevojë dhe gjithmonë do të jetë aty për mua. Ne e duam njëra-tjetrën.”

Ndërsa reperja komentoi: “Jo më shumë sesa ke qenë aty ti për mua prapa skenës. Të dua përjetë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?