Arrestohet djali Jean-Claude Van Damme

Nicholas Van Varenberg, djali i Jean-Claude Van Damme është arrestuar të dielën në Arizona, pasi dyshohet se ka prerë mikun e tij me thikë. Sipas TMZ, policia mori një telefonatë për ta kontrolluar sepse ai kishte goditur ashensorin e ndërtesës. Ata gjetën shenja gjaku në apartament dhe pasi folën me mikun e tij të dhomës, zbuluan se e kishte lënduar në dorë. Pas kërkimeve, policia gjeti thikë dhe marijuana në apartamentin e tij. Ai u arrestua nën akuzën e sulmeve me armë të ftohtë dhe për posedim të drogës. Jean-Claude nuk ka bërë asnjë koment rreth arrestimit tronditës të 21-vjeçarit dhe nuk ka është bërë i qartë asnjë informacion, nëse do marrë lirim me kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?