Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka

Aleksandër Gjoka
Aleksandër Gjoka

Këngëtari i mirënjohur, Aleksandër Gjoka, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Shkak për ndalimin e tij është bërë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Patrulla e policisë e ndaloi Gjokën teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u konstatua se niveli i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.

Ndalimi i Gjokës u krye nga efektivët e komisariatit nr.1, të cilët e shoqëruan në rajonin e Policisë.

SHKARKO APP