Arrestohet menaxheri i Efit, kapet si shpërndarës kokaine në Dhërmi
Në prangat e Policisë së Vlorës kanë rënë tre persona që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi.
Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 4” u vunë në pranga shtetasit: Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Xhoi Bare është shoku i ngushtë i ish-banores së “Big Brother Albania 2”, Efi Dhedhes. Gjatë qëndrimit të Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Xhoi dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj.