“Artist si babi!”- Klea Huta dhe Elgit Doda tregojnë me një foto të ardhmen e vogëlushit të tyre
Para pak ditësh, i vogli Krid bëri 4 muaj jetë.
Klea Huta dhe Elgit Doda kanë treguar se janë dy prindër të përkushtuar dhe herë pas here ndajnë foto e video me të voglin, por pa ia zbuluar portretin.
Ditën e djeshme, moderatorja postoi në Instagram një foto të ëmbël të djalit dhe partnerit të saj, në të cilën la të kuptohet se Krid mund të bëhet artist në të ardhmen.
“Artist si babi! Po edhe mami s’është keq! Bota ime!,”- shkroi Klea krah fotos ku Krid dhe Elgiti shfaqeshin në studio.
Nga postimet që ka bërë vazhdimisht në Instastory, Klea ka treguar se të voglit nuk i pëlqen kur mami ndalon së kënduari.
Vogëlushi i tyre erdhi në jetë në fillim të muajit qershor të këtij viti.