Artisti nga Kosova, një dhuratë të veçantë për këngëtaren Rita Ora
Artisti kosovar Alkent Pozhegu, i cili theu rekordin në Guinnes për realizimin e portretit të këngëtares Rita Orës me 2 ton drithëra, tashmë ka një synim tjetër.
Ai ka pranuar certifikatën e rekordit nga Guinnes, por dëshiron që atë t’ia bëjë dhuratë personit që ishte edhe inspirim për realizimin e këtij portreti.
“Certifikatën e Guinnes do ia dhuroj Rita Orës, pasi mozaikun e kam bërë për te”, ka theksuar ai.
Mozaiku, qe shfaq imazhin e Rita Orës, është 300 m² dhe është realizuar duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule.