As aktorja e njohur e serialeve turke s’i shpëtoi dot virusit Covid-19!
Aktorja e famshme turke, Hazal Kaya, është infektuar së fundmi me Covid-19.
Sipas mediave turke, Hazal ka shfaqur simptoma të lehta dhe ndodhet tashmë në karantinë. Megjithatë, ajo nuk ka folur publikisht për faktin që është infektuar dhe fansat po presin të mësojnë nga vetë aktorja si është gjendja e saj shëndetësore.
Në muajin nëntor të vitit 2019, Kaya u bë nënë për herë të parë.
Ajo ka mirëpritur një djalë bashkë me bashkëshortin Ali Atay, me të cilin u martua më 6 shkurt të po atij viti.
Vogëlushi është pagëzuar me emrin Fikret, siç bëjnë me dije mediat turke.
Hazal është shumë e lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushit, së bashku me partnerin i cili është 14 vjet më i madh.
Mediat turke shkruajnë se çifti është tepër entuziast për fëmijën që erdhi në jetë.
Mirëpo, si në rrugë, ashtu edhe në rrjete sociale, ajo mundohet t’ia fshehë fytyrën të birit dhe duket se këtu ndikojnë besëtytnitë që ajo ka.
“Nihal” u fotografua së fundmi në rrugë nga paparacët, teksa ecte krah partnerit me të birin në krahë.
Mirëpo, çifti e vendosi menjëherë të voglin në karrocë, ndërsa “Nihal” i kërkoi fotografëve të mos ia fotografonin djalin, sepse kishte merak se do t’ia merrnin mësysh.
“Aman mos ma fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh”- u shpreh aktorja sipas mediave turke.