Asim Gashi pjesë e Filarmonisë së FSK, ikonë e baladave shqiptare
Artist “lind”, profesionist bëhesh duke ndjekur ëndrrën tënde hap pas hapi deri tek shkollimi i plotë. Kur e ke talentin, nuk është aspak e vështirë të sforcohesh për të rënë në sy tek publiku, nuk e ke të nevojshme as të paguash marketingun për prodhimin tënd. Suksesin e ke të garantuar, ai të ndjek pas por te duhet te punosh pre ta arritur. Artistët në fushën e muzikës janë të shumtë ndër vite në Shqipëri dhe Kosovë (atje ku muzika ka njohur revolucion), trojet shqiptare dhe diasporë ku ka shqiptarë.
Në fakt muzikë prodhohet shumë, por jo e gjitha ngjit tek publiku, shijohet dhe i reziston kohës. Ky është realisht problemi më i madh sot për tregun muzikor, realisht do njëfarë kontrolli nga institucionet përmes profesionisteve. Është e nevojshme kontrolli mbi këtë lloj muzike që po prodhohet, pavarësisht se është dëgjuesi ai që e ndan cilën të ndjek. Gjithsesi është krejt e mundur që veç kollozëve të muzikë sonë të bukur në trojet shqiptare nder vite, të pikasësh talente të rinjë, që i pasojnë këta Bigë të muzikës sonë të bukur shqiptare.
Njëri prej tyre është Asim Gashi, një talent nga Prishtina i cili nuk ka nevojë të propagandojë talentin e tij, të paguaj si shumë të tjerë për t’u dukur. Teksa kërkon të dëgjosh muzikë të pastër shqiptare, nga ajo që realisht të shijon, është e pamundur të mos ndeshësh gjatë klikimeve në youtube Asim Gashin i cili këndon muzikën tradicionale, të vërtet shqiptare. Asimi Gashi spikat veçanërisht me baladat aty ku shfaqet realisht talenti dhe shpirti i një artisti. Ai ka mundur t’i përshtas mësë miri këto këngë duke ruajtur me fanatizëm origjinalitetin e tyre si; “Po i bjen era retë e zeza”, “Hajredin Pasha”, “Vijnë Vaporat”, “Mora fjalë” etj. Më zërin melodioz, Asim Gashi të rrëqeth dhe e ke të vështirë të dalësh prej aty pa i dëgjuar të gjitha videoklimet e tij.
Asim Gashi jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Prishtinë, muzikën e kam profesion, jo hobi! Ka kryer studimet e larta në Akademinë e Arteve në Shkup drejtimi Precusione (instrumentet me te goditura). Sot është pjesë e trupës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, konkretisht bandës se ushtrisë, pjesë e Filarmonisë së Kosovës.
“Kujtimet e mia me këngën janë, familja që jam rritur në frymën e muzikës së mirëfilltë shqipe. Mesazhi im është që festivalet duhet të organizohen për arsye që të nxjerrim këngë me mesazhe të mira dhe jo siç jemi mësuar sot të dëgjojmë këngë pa asnjë mesazh apo diçka më të keqe se mesazhi. Mendoj se sot paguhet dukja më shumë se sa muzika”-thotë Asim Gashi për startnews.al.
Ka dy albume Unplugged kryesisht këngë të vjetra të përpunuara në stilin e tij. Asimi është një prind model, ditën e ka të stërngarkuar, pasi veç punës përpiqet t’i kushtojë sadopak kohë dhe familjes. Ai ka një lokal në Prishtinë ku edhe është prezent në mbrëmje. Siç dhe e theksuam më lart, Asim Gashi nuk është artist në dukje, ai është profesionist dhe ka zgjedhur të prodhojë vetëm muzikë të vërtet.