Astrologia Meri Shehu flet për çiftin: Martesa e Luizit dhe Kiarës është e rreme dhe në rrezik

Edhe pse dashuria e tyre për 4 muaj i tregoi një populli sesi nis dhe zhvillohet një ndjenjë, sot astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në “Wake Up” tha se martesa e Kiarës dhe Luizit është e rreme. Për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.

Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa.

Blendi Salaj: Bravo Bricjapi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim.

Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua.

Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.

Blendi Salaj: Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?

Meri Shehu: Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme.

Enxhi Nasufi: Po se Meri thotë që me Mërkur të kundërt nuk merren vendime, nuk bëhen kontrata.

Blendi Salaj: Se stresohen dynjaja, duhet t’i qetësosh një çikë.

Meri Shehu: Ti qetësoj një çikë, është problem ëë? Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?

Neada Muçaj: Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur.

Meri Shehu: Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashur! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?